Episodi 1

Bashkohuni me Dr. Arela Agako dhe Dr. Adile Nexha në nisjen e Podcastit Albanian Community Mental Health. Në këtë episod hyrës, ato ndajnë rrugëtimin e tyre personal dhe frymëzimin pas krijimit të një platforme të dedikuar për thyerjen e stigmës rreth shëndetit mendor në komunitetin shqiptar. Zbuloni se si nuancat kulturore formësojnë përvojat e shëndetit mendor dhe mësoni më shumë për misionin e tyre për të nxitur dialog të hapur dhe për të ofruar burime të ndjeshme ndaj kulturës. Abonohuni për të nisur këtë udhëtim drejt mirëkuptimit dhe mbështetjes.

Episodi 2

Në këtë episod të Podcast-it Albanian Community Mental Health, flasim për ndikimin afatgjatë të luftës në shëndetin mendor në Kosovë. Dr. Arela Agako dhe Dr. Adile Nexha, së bashku me psikologen Mimoza Gashin, diskutojnë traumën, PTSD-në dhe depresionin në shoqëritë pas luftës, rolin e psikologjisë në shërimin e komunitetit dhe rëndësinë e thyerjes së stigmës rreth shëndetit mendor. Një bisedë e fuqishme për qëndrueshmërinë, edukimin dhe përgjegjësinë kolektive në procesin e shërimit.

Episodi 3

Bashkohuni me ne në këtë episod të Podkastit ACMH, ku Dr. Sonila Sejdaras, psikologe klinike dhe themeluese e Care for Albania, ndan rrugëtimin e saj personal dhe reflektimet mbi shëndetin mendor në komunitetin shqiptar. Ajo flet për përvojën e rritjes gjatë regjimit komunist dhe se si këto përvoja formësuan kuptimin e saj për traumën, vajtimin kolektiv dhe shprehjen emocionale. Dr. Sejdaras gjithashtu eksploron rolin e spiritualitetit, identitetit dhe mënyrave të përballimit në mirëqenien psikologjike.

Episodi 4

Në këtë episod të podcast-it ACMH, eksplorojmë përdorimin e substancave nga të rinjtë në komunitetin shqiptar me Ermal Dautaj, një psikoterapist i specializuar në terapi familjare multisistemike. Diskutojmë shenjat e hershme, dinamika e familjes dhe efektet e substancave si marihuana dhe drogërat sintetike tek të rinjtë. Biseda ofron udhëzime praktike për prindërit mbi ndërtimin e besimit, komunikimin e hapur, mbështetjen e rimëkëmbjes dhe kuptimin e rolit të terapisë dhe komunitetit në uljen e stigmatizimit.