Albanian Community Mental Health (ACMH)

Në ACMH ofrojmë shërbime të shëndetit mendor të bazuara në prova shkencore dhe të ndjeshme ndaj kulturës, për të mbështetur mirëqenien e komunitetit shqiptar në Kanada, si edhe burime për shëndetin mendor për shqiptarët në të gjithë botën.

Shërbime në Shqip dhe Anglisht

Shërbimet Terapeutike

Person sitting on a couch facing a clipboard being written on by another, likely in a therapy session.

Shërbimet tona të këshillimit ofrojnë udhëzime dhe mbështetje ekspertësh të përshtatshme për nevojat tuaja individuale. Me një ekip profesionistësh me përvojë, ne ofrojmë një hapësirë konfidenciale dhe të sigurt për të eksploruar sfidat tuaja dhe për të nxitur rritjen personale.

Burime

Blog

Eksploroni blogun tonë për burime të dobishme mbi shëndetin mendor, këshilla dhe njohuri të përshtatura për komunitetin shqiptar. Qëndroni të informuar, gjeni mbështetje dhe mësoni më shumë rreth kujdesit për mirëqenien tuaj emocionale.

Podkast

Një hapësirë e re për biseda të hapura mbi shëndetin mendor, përvojat shqiptare dhe forcën e komunitetit tonë. Qëllimi ynë është të thyejmë stigmat, të ndajmë njohuri shkencore dhe histori që frymëzojnë shërim e lidhje.

Hulumtime

Në bashkëpunim me Universitetin McMaster, ACMH po udhëheq hulumtime mbi shëndetin mendor të komunitetit shqiptar — nisma e parë e këtij lloji. Këtë punë po e ndërmarrim sepse e kuptojmë se shqiptarët përballen me përvoja kulturore unike, trauma ndërbrezore dhe stigma të forta rreth shëndetit mendor, ndërkohë që mungon kërkimi shkencor që të udhëheqë mbështetjen efektive.

Studimet tona fokusohen në përkthimin e vlerësimeve psikologjike në gjuhën shqipe, vlerësimin e nevojave të komunitetit dhe përshtatjen e trajtimeve me përvojat specifike të shqiptarëve. Duke kombinuar kërkimin shkencor me një qasje të ndjeshme ndaj kulturës, synojmë të mbyllim boshllëqet në shërbimet e shëndetit mendor, të zhvillojmë qasje të bazuara në prova dhe të krijojmë burime që mbështesin realisht shqiptarët, si në nivel lokal ashtu edhe global.

Përmes kësaj pune, synojmë të fuqizojmë komunitetin tonë për të kërkuar ndihmë, për të normalizuar bisedat mbi shëndetin mendor dhe për të ndërtuar qëndrueshmëri ndër breza.

Workshop Falas në Vijim: Kujdesi i Informuar nga Trauma

Ky punëtori falas online sjell së bashku klinicistë, profesionistë dhe familje për të eksploruar se si trauma shfaqet në situata të përditshme dhe si mund t’i përgjigjemi me kujdes, njohuri dhe qëllim. Punëtoria përfshin përvoja të jetuara nga anëtarë të komunitetit tonë shqiptar dhe bazohet në kërkimet më të fundit shkencore.

Mësoni:

  • Çfarë është trauma

  • Konteksti kulturor

  • Parimeve të Kujdesit të Informuar ndaj Traumës (Trauma-Informed Care – TIC)

  • Përvojave të jetuara

  • Çfarë të themi dhe si të reagojmë

  • Hapat e ardhshëm

Ju lutemi na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje ose jeni në kërkim të shërbimeve te admin@acmh.ca

Ose thjesht plotësoni informacionin më poshtë dhe ne do t'ju kontaktojmë së shpejti. Presim të dëgjojmë nga ju!

Le të Punojmë së Bashku