Dr. Gladiola Musabelliu, C.Psych.
Shërbimet e Ofruara:
Konsultim
Vlerësim Psikologjik
Terapi Individuale
Konsultime me Prindër
Hulumtime shkencore
Dr. Musabelliu ka lindur në Shqipëri, ku ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Psikologji në Universitetin e Tiranës. Si pjesë e gjeneratës së parë të psikologëve në vend, ajo ka dhënë mësim në Departamentin e Psikologjisë dhe ka përfaqësuar psikologët shkollorë në konferenca ndërkombëtare, duke ndihmuar në njohjen globale të këtij profesioni në Shqipëri. Ajo gjithashtu ka kontribuar në The Handbook of International School Psychology (2007) dhe ka qenë anëtare e Komitetit të Etikës në Shoqatën Ndërkombëtare të Psikologjisë Shkollore (ISPA).
Pas zhvendosjes në Kanada, Dr. Musabelliu ka përfunduar doktoraturën në Psikologji Klinike dhe Shkollore në Ontario Institute for Studies in Education (OISE), University of Toronto. Ajo ka punuar në disa ambiente klinike dhe akademike, përfshirë Toronto Catholic District School Board, Surrey Place Centre dhe Klinikën e Këshillimit dhe Vlerësimit Psikoedukativ në OISE.
Në Qendrën Albanian Community Mental Health (ACMH), Dr. Musabelliu është themeluese e Programit për Fëmijë dhe Adoleshentë, ku ofron vlerësime psikologjike gjithëpërfshirëse, terapi individuale me fëmijë e adoleshentë dhe konsultime me prindër për probleme të të nxënit, shëndetit mendor dhe vëmëndjes. Ajo gjithashtu mbështet të rinjtë që përballen me sfida të ndryshme në këtë periudhë delikate, stresin akademik ose mungesën e motivimit. Puna e saj bazohet në një qasje të bazuar në fuqizimin e individit, në prova shkencore dhe në ndjeshmëri kulturore, duke ndihmuar fëmijët dhe familjet të ndërtojnë vetëbesim dhe qëndrueshmëri emocionale.
Kontaktoni Dr. Musabelliun përmes website-it të saj.